Mehaj uron 248-vjetorin e krijimit të ushtrisë: Paqja dhe liria pa ShBA-në nuk do të ishte e imagjinueshme

"Paqja dhe liria pa ShBA-të nuk do të ishte e imagjinueshme, prandaj jemi falënderues gjithmonë", ka shkruar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Në nder të 248-vjetorit të krijimit të ushtrisë amerikane, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se roli dhe rëndësia e tyre ka qenë e jashtëzakonshme në vendosjen dhe ruajtjen e paqes kudo në botë.

“Çlirimi i vendit dhe ndërtimi i institucioneve tona demokratike është bërë pikërisht me ndihmën e çmuar dhe të patjetërsueshme të tyre. Ne do të vazhdojmë të forcojmë institucionet tona në atë nivel që të jemi partner i besueshëm dhe i gatshëm për të kontribuar me ushtrinë tonë kudo që na kërkohet nga partneri ynë strategjik”.

Në një postim në Facebook, Mehaj ka thënë se “vendi ynë ka qenë me fat që në krah të vet ka arritur të ketë një aleat të fuqishëm si ShBA-të”.

“Kështu kemi vepruar edhe gjatë këtyre dy viteteve ku kemi marrë pjesë në operacione humanitate me kërkesë direkte nga ShBA-të. Paqja dhe liria pa ShBA-të nuk do të ishte e imagjinueshme, prandaj ne iu jemi falënderues gjithmonë. Ne do të jemi gjithmonë krahë për krahë me ju”, shtoi Mehaj.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika