Kurti sërish bën thirrje të lirohen policët, ndërkombëtarëve u kërkon ta dënojnë Serbinë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të policëve duke thënë se inkursioni i forcave serbe dhe rrëmbimi i policëve janë akte të hapura të agresionit ndërkombëtar. Po ashtu, ai ka bërë thirrje për denoncimin e këtyre akteve nga komuniteti ndërkombëtar

Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar sërish pas rrëmbimit të tre policëve kosovarë nga forcat serbe, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre, si dhe dënim nga komuniteti ndërkombëtar për Serbinë.

Ai ka theksuar se si inkursioni i forcave, ashtu edhe rrëmbimi, janë akte të hapura të agresionit ndërkombëtar.

“Tre policë të Kosovës janë rrëmbyer sot nga Forcat e Armatosura të Serbisë brenda kufijve të Kosovës. Si inkursioni i forcave, ashtu edhe rrëmbimi, janë akte të hapura agresioni ndërkombëtar. Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të oficerëve dhe që komuniteti ndërkombëtar t’i denoncojë këto akte”, ka deklaruar ai nëpërmjet një postimi në Twitter.

Gjatë ditës së mërkurë, tre policë kufitarë të Kosovës janë rrëmbyer nga njësia speciale policore e Serbisë brenda territorit të vendit.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, ka deklaruar se pretendimet se ata ishin arrestuar brenda territorit të Serbisë, nuk janë të vërteta.

Policët ishin patrullues kufitarë dhe kryenin detyrën e tyre në një pikë statike në territorin e Kosovës për të parandaluar kalimin e grupeve kriminale dhe kontrabandën, duke përfshirë dyshime për armatim në atë zonë.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës dhe forcat e KFOR-it tashmë kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku janë kidnapuar tre zyrtarët policorë nga xhandarmëria serbe.

Bashkë me ta, është edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Zëdhënësi i Bashkimi Evropian, Peter Stano, në një përgjigje për Portalin Dukagjini, ka deklaruar se BE është në kontakt me Kosovën, Serbinë dhe KFOR-in, për të kuptuar se çfarë ka ndodhur saktësisht në lidhje me rrëmbimin e tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga xhandarmëria serbe.

“Ne jemi – si çështje urgjente – në kontakt me të dyja palët, si dhe me KFOR-in, për të përcaktuar se çfarë dhe si ka ndodhur saktësisht”, ka thënë ai.

Më tej, Stano u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet që mund të ngritin tensione, teksa kanë përsëritur thirrjen për depërshkallëzim të situatës në veri

Lexo edhe: Policia e Kosovës publikon hartën e pozicionimit të policëve që u rrëmbyen nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje që policët të lirohen menjëherë dhe pa asnjë kusht.

Ajo ka theksuar se kidnapimi i tre zyrtarëve policorë brenda territorit të Kosovës është agresion nga ana e Serbisë.

Dhe sipas saj, ky akt dëshmon edhe njëherë se Serbia nuk është e interesuar për paqe e stabilitet në rajon, por për të shkaktuar destabilizim të Kosovës dhe gjithë rajonit.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika