Rama: Policët e rrëmbyer të kthehen sa më parë, s’ka paralele mes tyre dhe personit të arrestuar në veri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka theksuar se nuk ka asnjë paralele mes tre policëve të kidnapuar dhe personit me precedent kriminal të arrestuar nga Policia e Kosovës në veri

Kryeministri shqiptar, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se tre policët e Kosovës të cilët janë rrëmbyer të mërkurën e 14 qershorit nga forcat serbe, duhet të kthehen sa më parë në vend.

Me anë të një postimi në Twitter, Rama ka theksuar se nuk ka asnjë paralele mes tre policëve të kidnapuar dhe personit me precedent kriminal të arrestuar nga Policia e Kosovës në veri.

Rama fillimisht ka shkruar se KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës.

“Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi! Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre”, shkroi ai.

“Nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri”.

Siç theksoi ai, deeskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euroatlantike duhen përmbushur një orë e më parë.

Pesë pikat e propozuara nga Rama:

    1. Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës.
    2. Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi!
    3. Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre!
    4. Nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri!
    5. De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika