Prokuroria me njoftim për vrasjen në Kaçanik

Prokuroria Themelore në Ferizaj, konkretisht, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se motivet e vrasjes së rëndë që ndodhi të martën në Kaçanik nuk dihen ende, ndërsa të dyshuarit gjenden në arrati

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, rreth orës 14:00 në Kaçanik, një person është privuar nga jeta dhe një person tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Motivet për këtë ngjarje ende nuk janë bërë të ditura dhe të dyshuarit lidhur me këtë rast gjenden në arrati, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa, personi tjetër i lënduar është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe janë duke punuar rreth zbardhjes së rrethanave të ngjarjes.

Viktima tjetër është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Ferizajt, e më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Lajmin e ka konfirmuar edhe Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.

Në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik te vendi i quajtur ‘Fusha Pajtimit’,  përballë ‘Varrezave të Dëshmorëve’, dy persona të moshës madhore kanë marrë plagë nga arma e zjarrit”.

“Nga informatat e para njëri për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo konfirmuar nga ekipet mjekësore, ndërsa tjetri është transportuar për ndihmë mjekësore ne Ferizaj e më pas është transportuar për QKUK për trajtim te mëtutjeshëm mjekësor”, ka thënë për Portali D, Zëdhënësi i Policisë për regjionin e Ferizajt, Kanun Veseli.

I vrari në Kaçanik është i moshës rreth 40 vjeçare

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika