Rizvanolli: Kosova ka marrë një kthesë në politikën energjetike për transformimin e energjisë

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, në Konferencën e 8-të vjetore të Këshillit Atlantik për Sigurinë Energjetike në Evropën Qendrore dhe Lindore, ka thënë se 'Kosova ka marrë një kthesë në politikën energjetike për transformimin e energjisë'

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli

Ministria e Ekonomisë njofton se ministrja e këtij dikasteri ka marrë pjesë virtualisht në Konferencën e 8-të vjetore të Këshillit Atlantik për Sigurinë Energjetike në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Në konferencën e mbajtur në selinë e Këshillit Atlantik në Uashington DC, për shkak të krizës energjetike që është krijuar nga lufta në Ukrainë, u diskutua për bashkëpunimin transatlantik dhe për sigurinë e furnizimit me energji përpara dimrit, për përpjekjet afatgjata të dekarbonizimit dhe për mbështetjen për sektorin energjetik të Ukrainës.

Në këtë knferencë Rizvanolli ka thënë se në këto dy vite qeverisje në Kosovë ka pasur shumë sfida energjetike, siç ka qenë kriza e paprecedentë energjetike në Evropë, e cila ka prekur edhe Kosovën.

Ministrja Rizvanolli ka shtuar se nga mësimet që ka nxjerr Kosova nga dy vitet e fundit është se “duhet bërë diçka sa më parë sepse nuk ka siguri kombëtare pa siguri energjetike dhe se investimet në burime efiçiente dhe në energji të rinovueshme nuk janë mjete vetëm për luftimin e ndryshimeve klimatike, por është thelbësore për pavarësinë energjetike dhe sigurinë energjetike dhe veçanërisht pavarësinë energjike nga regjimet autoriatre siç është regjimi rus”.

“Ajo gjithashtu potencoi se Kosova ka marrë një kthesë në politikën energjetike dhe një mision shumë ambicioz për të transformuar sektorin tonë të energjisë për të dekarbonizuar sektorin tonë energjetik deri në vitin 2050, duke parashikuar objektiva shumë ambicioze, por realiste për ndërtimin e kapaciteteve të rinovueshme, duke shtuar mbi 1300 kapacitete të rinovueshme kryesisht nga era dhe dielli deri në vitin 2031, krahasuar me 240 që kemi aktualisht”, njofton Ministria e Ekonomisë.

Ministrja e Ekonomisë ka theksuar se bashkëpunimi rajonal është një tjetër domosdoshmëri që kanë nxjerrë nga kriza energjetike.

“Në konferencë përveç ministres Rizvanolli, kanë folur edhe Amos Hochstein, Këshilltar i Lartë i Presidentit të SHBA-ve për Energji dhe Investime, Peter Dovhun, Ministër i Ekonomisë së Sllovakisë, Davor Filipoviç, Ministër i Ekonomisë dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kroacisë, German Galushchenko, Ministër i Energjisë së Ukrainës, Victor Parlicov, Ministër i Energjisë i Moldavisë dhe përfaqësues të tjerë nga vendet evropiane dhe institucioneve energjetike”, vijon njoftimi i ministrisë.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika