Deputeti gjerman: Vuçiqi t’i lirojë menjëherë tre policët e rrëmbyer

"Situata e sigurisë në veri të Kosovës është shqetësuese. Njësitë e KFOR-it janë dislokuar këtu, duke përfshirë Bundeswehr-in tonë! Presidenti Vuçiq duhet të organizojë lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës të rrëmbyer për të de-përshkallëzuar situatën"

Deputeti gjerman, Andreas Schwarz

Deputeti i Bundestagut gjerman, Andreas Schwarz, ka kërkuar nga presidenti serb, Aleksandër Vucic, që t’i lirojë tre policët e rrëmbyer nga forcat serbe.

Pasi sipas deputeti gjerman, kjo do të de-përshkallëzonte situatën.

“Situata e sigurisë në veri të Kosovës është shqetësuese. Njësitë e KFOR-it janë dislokuar këtu, duke përfshirë Bundeswehr-in tonë! Presidenti Vuçiq duhet të organizojë lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës të rrëmbyer për të de-përshkallëzuar situatën”, ka shkruar Schwarz në Twitter.

Gjithashtu, edhe Departamenti amerikan i Shtetit (DASh) më herët gjatë së shtunës i ka bërë thirrje presidentit serb, Aleksandër Vuçiq dhe Qeverisë së Serbisë që  “t’i lirojnë pa kushte tre policët e Kosovës të arrestuar më 14 qershor”.

Në një njoftim të DASh-it, theksohet se arrestimi dhe ndalimi i tyre nën akuza të pa baza ka përkeqësuar situatën tashmë të tensionuar.

“I bëjmë thirrje presidentit Vuçiq dhe Qeverisë së Serbisë që menjëherë dhe pakushte të lirojnë tre policët e Kosovës, të ndaluar më 14 qershor. Arrestimi i tyre dhe vazhdimi i mbajtjes nën akuza të pabaza ka përkeqësuar situatën edhe ashtu të tensionuar. ”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika