Makina e dyshuar me targa të Kosovës që ra në Lepenc, Pacolli thotë se tre shqiptarët kanë vdekur

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Begjet Pacolli thotë se tre personat që ranë në lumin Lepenc kanë vdekur dhe i njëjti ka publikuar emrat e tyre

Një makinë që dyshohet se ishte me targa të Kosovës është përmbysur në lumin Lepenc.

Makina ishte përmbysur pasditen e djeshme në lumin Lepenc, në pjesën e Maqedonisë së Veriut, përkatësisht afër tunelit në rrugën Shkup-Bllacë. Alsat M raporton se dyshimet e para janë që makina të ketë targa të Kosovës.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Begjet Pacolli, thotë se tre personat që ranë në lumin Lepenc janë shqiptarë dhe kanë vdekur, i njëjti ka publikuar emrat e tyre.

Pacolli përmes një postimi thotë se ishin familje.

“E përjetoi me dhimbje tragjedinë e familjes Pacolli, këtë mbrëmje në Maqedoni ku Naim, Merita dhe Ermal Pacolli, humbën jetë. Zoti i mëshiroftë të ndjerët e Shkëlqimit i uroi shërim të shpejtë. Lutem për këtë familje!”, shkruan Pacolli.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika