NATO: Po përcjellim me seriozitet ngjarjet në veri, Kosova dhe Serbia t’i respektojnë obligimet e tyre

"I rikujtojmë edhe një herë të gjitha palëve obligimet e tyre ndaj KFOR-it sipas Marrëveshjes Teknike Ushtarake, duke përfshirë respektimin e vijës kufitare administrative, procedurat për Policinë e Kosovës dhe Marrëveshjen e vitit 2013 për dislokimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri. Këto detyrime janë krijuar për të siguruar veprim të koordinuar, për të shmangur përshkallëzimin, dhe ruajtjen e mjedisit të sigurt"

Ushtarët e Forcës Paqeruajtëse Ndërkombëtare të Kosovës (KFOR) të udhëhequr nga NATO qëndrojnë roje para ndërtesës së komunës në Zveçan, Kosovë, 02 qershor 2023. Së paku tridhjetë paqeruajtës të KFOR-it dhe pesëdhjetë e dy civilë u plagosën në përleshjet midis forcave të sigurisë dhe serbëve etnikë në Zveçan më 29 maj 2023. Tensionet vazhdojnë në rajonin e veriut të Kosovës, me shumicë serbe etnike, të cilat u ngritën pasi kryetarët shqiptarë etnikë morën postet në katër qytete pas zgjedhjeve të bojkotuara nga komuniteti serb. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Zëdhënësja e Aleancës Veriatlantike (NATO), Oana Lungescu, ka thënë se NATO është duke i përcjellë me “shumë seriozitet” ngjarjet në veri të Kosovës.

Gjithashtu, Lungescu ka theksuar se KFOR-i është duke ndërmarrë të gjitha masat për të siguruar një mjedis të sigurt në Kosovë.

“NATO i merr shumë seriozisht ngjarjet në veri të Kosovës. KFOR po merr të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, siç autorizohet me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka shkruar ajo në Twitter.

Lungescu u ka bërë thirrje të dyja palëve (Kosovës dhe Serbisë) që ta respektojnë vijën kufitare dhe të gjitha obligimet e tjera.

“I rikujtojmë edhe një herë të gjitha palëve obligimet e tyre ndaj KFOR-it sipas Marrëveshjes Teknike Ushtarake, duke përfshirë respektimin e vijës kufitare administrative, procedurat për Policinë e Kosovës dhe Marrëveshjen e vitit 2013 për dislokimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri. Këto detyrime janë krijuar për të siguruar veprim të koordinuar, për të shmangur përshkallëzimin dhe ruajtjen e mjedisit të sigurt”, ka shtuar Lunegescu.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika