‘Van Nistelrooy luan në atë pozitë?’ Në Slloveni u habitën që nuk u ftua Daku

Trajneri, Ismet Munishi, ka folur edhe një herë tjetër për mosftesën e Mirlind Dakut nga Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e qershorit

Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini po vazhdon të diskutohet rreth Kombëtares së Kosovës në futboll.

Trajneri, Ismet Munishi, ka thënë se disa shokë të tij nga Sllovenia, të cilët janë ish futbollistë janë habitur se si Kosova nuk e ka ftuar sulmuesin e Muras, Mirlind Dakun.

“Disa ish-futbollistë nga Sllovenia të cilët i kam shokë janë habitur se si ne nuk e kemi ftuar Mirlind Dakun. Më kanë thënë se kush ju luan juve në atë pozitë Ruud van Nistelrooy apo Marco Van Basten, që nuk e ftoni Dakun,” tha Munishi.

Ai thotë se është i bindur që stafi i ‘Dardanëve’ nuk e ka shikuar asnjë minutë duke luajtur Dakun te skuadra sllovene.

“Jam i bindur që nuk e kanë parë asnjë minutë Mirlind Dakun duke luajtur te Mura,” pretendoi Munishi.

Mirlind Daku ishte golashënuesi i dytë më i mirë në Superligën e Sllovenisë për edicionin 2022/23 me 19 gola. Ai nuk u ftua nga Kosova për ndeshjet kualifikuese për ‘Euro 2024’ ndaj Rumanisë dhe Bjellorusisë.

“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të diel me fillim nga ora 22:00.

Përveç diskutimeve për sportin vendor po ashtu do të ketë edhe shumë risi të tjera në vazhdim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika