Krasniqi pret në takim deputetët austriakë, zotohen për thellim të bashkëpunimit bilateral

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në takim me deputetët austriakë ka theksuar se populli i Kosovës është mirënjohës për ndihmën dhe mbështetjen e dhënë nga Austria ndër vite në fusha të ndryshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi të hënën ka pritur në takim një delegacion të Grupit të Miqësisë Austri-Kosovë të udhëhequr nga deputetja, Carmen Jeitler-Cincelli.
Në takimin me deputetët austriakë, Krasniqi ka bërë të ditur se kanë diskutuar për raportet e shkëlqyeshme në mes të Kosovës dhe Austrisë dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral.
Tutje, ai ka theksuar se populli i Kosovës është mirënjohës për ndihmën dhe mbështetjen e dhënë nga Austria ndër vite, në fusha të ndryshme.
“PDK mbetet e përkushtuar në kultivimin e raporteve të mira me miqtë dhe aleatët tanë ndërkombëtarë, në funksion të arritjes së qëllimeve tona shtetërore”, ka thënë Krasniqi.
Po ashtu edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar sot delegacionin e Grupit të Miqësisë Austri-Kosovë në Parlamentin e Austrisë, të përbërë nga deputetë të partive të ndryshme politike në Austri.

Në takim me delegacion austriak, Presidentja Osmani ka falënderuar shtetin e Austrisë për mbështetjen ndaj Kosovës përgjatë viteve, ndërsa ka shprehur gatishmërinë që të hapen kapituj të rinj të bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika