ShBA dhe BE kërkojnë urgjentisht rikthimin në tavolinën e dialogut

Emisari amerikan, Gabriel Escobar dhe ai evropian, Mirsolav Lajçak, ishin të pranishëm në “Këshillin Atlantik”. Natyrisht, temë kryesore e diskutimit ishte dialogu Kosovë-Serbi dhe tensionet së fundi, ndërsa dy diplomatët shfrytëzuan mundësinë që të bëjnë thirrje edhe një herë për deeskalim të situatës. Teksa flet për një sërë çështjesh që I kanë paraprirë dhe përcjellur tensionet

I dërguari amerikan dhe evropian për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë refuzuar të japin ultimatume se deri kur duhet të lirohen policët, por kanë thënë se kërkojnë që kjo të ndodhë menjëherë.

Të dy janë shprehur “shumë të shqetësuar” për situatën në veri të Kosovës.

“Nuk ka rast që liderët të kenë refuzuar takimin, e as nuk e konsideroj retorikën e refuzimit. Por, t’i thuhet jo një ftese nga Bashkimi Evropian do të ishte një veprim shumë serioz dhe shumë negativ, prandaj takimi do të mbahet, ata do të vijnë. Cka është e rëndësishmë tash, është deesklaimi I situatës. Ne duhet të dijmë se njerzit duhet ti kthehen jetës së tyre, Policia punës së tyre dhe Kfori Misionit të tyre”, ka thënë Lajçak.

Zërave se bashkësia ndërkobëtare po kritikon më ashpër Kosovën se Serbinë, iu është përgjigjur me bindshmëri emisari Amerikan. Sipas Escobar cdo që është bërë 15 vitet e fundit ka qenë në favor të Kosovës.

“Çdo gjë që kemi bërë në 15 vitet e fundit, ka qenë në favor të Kosovës. Serbia nuk donte ta njifte pavarësinë e Kosovës, dhe nuk dëshironte një fushatë për njohjen e pavarësisë. Serbia donte të ushtronte presion ndaj Kosovës ne nuk e kemi lejuar, Serbia nuk dëshironte zgjedhje ne nuk e kemi bërë këtë, Serbia dëshironte të thoshte se ato zgjedhje nuk janë legjitime ne i kemi njohur si legjitime. Nuk jemi të ashpër me Kosovën dhe të butë me Serbinë. Në KiE, kemi diskutuar në mënyrë uniltareale apo të njëanshme, kemi pasur koordinim për Kosovën. Nuk e shoh këtë krejt e kundërta”, ka thënë Escobar.

Madje Escobar nuk e fsheh frikën e situatës në veri,  duke deklaruar se tensionet e tilla sjellin konfilkt rajonal. Ai thotë se disa liderë në Ballkanin Perëndimor mbijetojnë politikisht shkaku i krizave të krijuara.

“Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kanë potencial të shndërrohen në konflikt rajonal. Si mbështetësi më i madh i Kosovës që të jetë pjesë e Bashkimit Evropian do të thotë që jemi shumë aktiv dhe ulemi në tavolinë për tu përqendruar në dialog, punojmë me shumë zell për të arritur aspiratat”, ka thënë Escobar.

Sa i përket zgjedhjeve të parakohshme në veri, sipas Lajcak një vullnet të tillë nuk e ka aktualisht lidershipi në Kosovë.

“S’ka afat për zgjedhjet. Gjithçka varet nga vullneti politik. Por ne bëjmë thirrje që të mbahen menjëherë. Ka procedura kushtetuese qe duhet të ndiqen qe kryetarët të dorëhiqen, askush nuk dëshiron të shtyjë një zgjidhje jashtë kornizës kushtetuese të Kosovës. Por deri tani s’kemi pare vullnet politik për zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Lajçak.

Ndër të tjera të pyetur edhe për draft statusin e asociacionit të dërguar nga Edi Rama, Escobar ka thënë se është  serioz e konstruktiv teksa ka bërë thirrje që të lexohet, duke përsëritur edhe njëherë zotimin që sipas tij Kurti e ka bërë në Ohër për Asociacionin.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika