Berisha: Kombëtaren do ta kthejmë aty ku ju dëshironi dhe ne e kemi qëllimin

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, ka një mesazh për dardanët, duke u thënë që të kenë durim, sepse "do ta kthejmë kombëtaren aty ku ju dëshironi"

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha

Valon Berisha, në dy ndeshjet kualifikuese të qershorit, nuk ishte pjesë e Kombëtares së Kosovës. Momentalisht, Berisha karrierën po e vazhdon në Melbourne të Australisë, por tani gjendet me pushime në Kosovë.

Ai përmes një storie në rrjetin e tij social në Instagram, ka shënuar disa fjalë motivuese, gjithashtu ka theksuar se kombëtarja ka kaluar kohë të vështira.

“Kosovën e dua fortë me zemër dhe për të do e jap shpirtin kurdo që të më kërkohet në fushën e blertë dhe jashtë saj. Kemi kaluar shumë sfida të vështira me kombëtaren, por besoni, keni durim sepse së shpejti do ta kthejmë aty ku ju dëshironi dhe ne e kemi qëllimin. Forca Kosovë, Forca Dardanët. Besa besë për ty atdheu im. I juaji për jetë, Valon Berisha.”, ka shënuar Berisha.

Postimi i Valon Berishës

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika