Gërvalla – Borrellit: A po bën thirrje BE-ja për mosndëshkim ndaj atyre që sulmuan NATO-n?

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla iu ka përgjigjur përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili është u shpreh i alarmuar me marshimin e pjesëtarëve të FSK-së në Mitrovicën e Jugut

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla iu ka përgjigjur përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili është u shpreh i alarmuar me marshimin e pjesëtarëve të FSK-së në Mitrovicën e Jugut gjatë ditës së premte.

“A po bën thirrje BE-ja për mosndëshkim për ata që sulmuan NATO-n?”, ka shkruar Gërvalla në një postim në Twitter.

Gërvalla ka thënë tutje se Policia ka prova të qarta se personi i arrestuar sot ka marrë pjesë në sulmin kundër NATO-s më 29 maj.

“Arrestimi u bë në bazë të nenit 71 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, kështu që nuk ka asgjë jashtëgjyqësore”, ka shtuar ajo.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika