Shkaku i tensioneve; Vidovdani nuk do mbahet këtë vit në Gazimestan, por në Manastirin e Graçanicës

"Vidovdani këtë vit të mbahet në Manastirin e Graçanicës Besojmë se ky vendim është e vetmja zgjidhje e përgjegjshme në një situatë ku ne dhe populli serb në tërësi nuk kemi besim themelor se sigurinë dhe kushtet normale për mbajtjen e përkujtimit në Gazimestan mund t'i sigurojë Policia e Kosovës"

Shkaku i tensioneve; Vidovdani nuk do mbahet këtë vit në Gazimestan, por në Manastirin e Gracanicës

Ceremonia tradicionale e Vidovdanit (Betejës së Kosovës) që mbahet me 28 qershor, nuk do të mbahet aty ku mbahet zakonisht, në Gazimestan. Por, do të mbahet në Manastirin e Graçanicës.

Kështu kanë bërë të diturr përmes një njofotimi Manastiri i Deçanit dhe Dioqeza Rashkës dhe e Prizerenit, ku theksohet nën pretekstn e “pasigurisë së serbëve të Kosvës” dhe arrestimeve të fundit kanë marë një vendim të tillë.

“Duke marrë parasysh situatën jashtëzakonisht të vështirë në Kosovë, ku populli ynë aktualisht po jeton në një gjendje të pasigurisë dhe ndjen mungesë të të drejtave dhe lirive elementare, veçanërisht pas serisë së fundit të arrestimeve dhe keqpërdorimeve të serbëve të paraburgosur, si peshkop dioqezan, me përgjegjësi të plotë baritore, kam marrë vendimin e mëposhtëm: që Vidovdani këtë vit të mbahet në Manastirin e Graçanicës Besojmë se ky vendim është e vetmja zgjidhje e përgjegjshme në një situatë ku ne dhe populli serb në tërësi nuk kemi besim themelor se sigurinë dhe kushtet normale për mbajtjen e përkujtimit në Gazimestan mund t’i sigurojë Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Gjitashtu, ata kanë bërë të ditur se kanë kërkaur nga KFOR-i mbrojtje shtesë pë këtë ceremoni, duke shtuar se kjo është hera e parë që nga përfundimi i luftës që merret një vendim i tillë.

“Dioqeza Rashkë-Prizren do të kërkojë mbrojtje shtesë nga KFOR-i gjatë festimeve të këtij viti. Theksojmë se kjo është hera e parë, që nga përfundimi I luftës në Kosovë në vitin 1999, që merret një vendim i tillë, i cili vetëm tregon peshën e situatës së sigurisë, por edhe mosbesimin tonë të plotë në institucionet aktuale. në Prishtinë, të cilat, për fat të keq, i kanë sjellë marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë dhe Metohi në nivelin më të ulët në 24 vitet e fundit”, shtohet në njoftim.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika