Autobusi godet për vdekje 72-vjeçarin me biçikletë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Rubik-Fang, ku një 72-vjeçar i cili po lëvizte me biçikletë në autostradë është goditur nga një autobus me targa të Kosovës. Si pasojë e aksidentit, biçiklisti ka vdekur në vend të ngjarjes

Vendi i ngjarjes ku autobusi ka përplasur 72 vjeçarin me biçikletë

Në rrugën e kombit në Shqipëri, një autobus me targa të Kosovës ka goditur një biçiklist mëngjesin e së martës së 26 qershorit.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, konkretisht rreth orës 09:30. Autobusi kishte drejtimin Morinë-Durrës, kur ka përplasur viktimën me inicialet N.P, i cili ishte në lëvizje me biçikletë.

Viktima ishte banor i fshatit Fang të Rubikut dhe si pasojë e përplasjes nga autobusi ka humbur jetën në vend të ngjarjes. Ndërsa pasagjerët e autobusit kanë shpëtuar pa pasoja.

Shoferi, 60-vjeçari kosovar me inicialet E. R., është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Sipas njoftimit të policisë, në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore të Njësisë për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë”, dhe grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika