Simptomat që tregojnë për kancerin e trurit

Është definuar si kanceri që fillon në tru, por nëse fillon diku tjetër në trup dhe pastaj lëviz në tru quhet tumor i trurit metastatik. Ky lloj kanceri mund të ndryshojë sjelljen e një personi dhe mund të jetë mjaft vdekjeprurës

Kanceri në tru
Kanceri në tru

Për fat të mirë, shumë njerëz nuk do të pësojnë kurrë këtë lloj sëmundje.

Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, shanset për të zhvilluar një tumor malinj në tru apo palcë kurrizore janë më pak se 1 për qind, që do të thotë që 1 në 140 meshkuj dhe 1 në 180 gra mund të preken nga kjo sëmundje.

Dhimbjet e kokës, konfuzioni, shikimi i paqartë dhe humbja e ekuilibrit – ato janë disa nga simptomat më të zakonshme.

Simptomat e kancerit në tru
Simptomat e kancerit të trurit

Veena Sharma, infermiere onkologjike thotë se gjithmonë duhet përgatitur njerëzit se çfarë mund t’i pret.

“Unë i edukoj pacientët për diagnozën e tyre, opsionet e trajtimit, efektet anësore që mund të hasin gjatë trajtimit të tyre dhe si të menaxhojnë efektet anësore.”

Sharma ndihmon pacientët përmes diagnozës dhe planit të trajtimit.

“Si një navigator (udhërrëfyes) infermiere, unë udhëzoj pacientët gjatë gjithë rrugtimit të tyre ndaj kancerit. Unë shërbej si burimi i tyre personal duke u ofruar atyre informacion klinik dhe edukim.”

Infermierët udhërrëfyes mund të ndihmojnë gjithashtu pacientët me shqetësime shëndetësore financiare, emocionale, mjekësore dhe fizike gjatë kohës që marrin kujdes.

“Unë jam atje për t’u ofruar atyre mbështetjen që kanë nevojë dhe për t’u ofruar atyre informacion. Ne kemi gjithashtu një grup mbështetës.”

Në mënyrë tipike, pacientët me kancer të trurit do t’i nënshtrohen operacionit, rrezatimit dhe kimioterapisë – trajtime që mund të vijnë me shumë efekte anësore që një infermiere udhërrëfyes mund t’i ndihmojë pacientët ta menaxhojnë sa më mirë sëmundjen e tyre.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika