Klinaku reagon për dënimin e Remzi Shalës me nëntë vjet burgim për krime lufte

Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku në emisonin "Personale". 15.06.2022

Faton Klinaku nga OVL-UÇK ka thënë se “në çdo luftë çlirimtare në botë është luftuar e luftohet pushtuesi dhe bashkëpunëtorët e tij”.

“Këto gjykatat tona e të huaja, a i ndjekin, gjykojnë e dënojnë ndonjëherë bashkëpunëtorët e armikut, apo vetëm pjesëtarët dhe komandantët e UÇK-së, si rasti sot (Remzi Shala). TURP”, ka shkruar Klinaku.

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Remzi Shala, i njohur si komandant “Molla e Kuqe”, duke e dënuar me 9 vjet e 6 muaj burgim efektiv, lidhur me akuzën për krime lufte kundër popullatës civile.

Aktgjykimi u shpall të martën nga kryetarja e trupit gjykues, Raima Elezi.

“Se gjatë kohës së luftës në Kosovë, me datën 26 qershor 1998 rreth orës 23:00, në fshatin Duhël, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në uniformë dhe i armatosur me armë të gjatë, së bashku me 5 – 6 pjesëtarë të UÇK-së të paidentifikuar, të armatosur dhe me maska në fytyrë, për shkak të dyshimit se H.P., është duke bashkëpunuar me forcat serbe, kanë shkuar te shtëpia e tij dhe e kanë kanë marrë peng, në atë mënyrë që te dyert e oborrit e kanë thirrur emrin e tij dhe pasi i dëmtuari A.P., , djali i viktimës, i përgjigjet thirrjes dhe i fton të hyjnë, të njëjtit kanë hyrë në oborrin e shtëpisë, i akuzuari i cili u printe dhe ishte i vetmi pa maskë në fytyrë, ka kërkuar të takohet me viktimën H.P., i cili në atë moment ishte brenda në shtëpi, pas njoftimit nga A, ai del në oborr, ku i akuzuari e pyet ‘a je ti H’, pas përgjigjes se të dëmtuarit ‘po unë jam’.

Remzi Shala dënohet me nëntë vjet burgim për krime lufte

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika