Vushtrri – Plagos me armë dy persona, arrestohet i dyshuari 42-vjeçar

Në Vushtrri është arrestuar i dyshuari që i njëjti pas një mosmarrëveshje të çastit të ndodhur në fshatin Maxhunaj, me armë zjarri ka plagosur dy viktimat meshkuj kosovar

Policia e Kosovës njofton se në Vushtrri është arrestuar i dyshuari që pas një mosmarrëveshjeje të çastit, të ndodhur në fshatin Maxhunaj, me armë zjarri ka plagosur dy viktimat meshkuj kosovarë.

“Si pasojë e lëndimeve, dy viktimat A. I., 28-vjeçar dhe E. O., 35-vjeçar, janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, njofton Policia.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dy gëzhoja, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një armë e llojit pistoletë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit 42-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës i është caktuar masa e ndalimit policor.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika