Çitaku: Për keqardhje që Kurti i ka sjellë raportet me SHBA-të në këtë pikë, e ardhmja e Kosovës po rrezikohet

"E vërteta sipas këndvështrimit tim qëndron diku në mes. SHBA-të janë jashtëzakonisht të investuara në Kosovë dhe në vendin tonë në këto tri dekada përtej ndihmës financiare, përtej mbështetjes së fuqishme politike, diplomatike e ushtarake, SHBA-të kanë vendosur në tavolinë edhe kredibilitetin e tyre si shtet"

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se është për “keqardhje” që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka sjellë raportin e Kosovën me aleatin e saj kryesor, ShBA-të, në këtë pikë.

Sipas Çitakut, në historinë tre-dekadëshe të Kosovës asnjëherë raportet SHBA-Kosovë nuk kanë qenë në këtë pikë.

“E vërteta sipas këndvështrimit tim qëndron diku në mes. SHBA-të janë jashtëzakonisht të investuara në Kosovë dhe në vendin tonë në këto tri dekada përtej ndihmës financiare, përtej mbështetjes së fuqishme politike, diplomatike e ushtarake, SHBA-të kanë vendosur në tavolinë edhe kredibilitetin e tyre si shtet. Kur i kanë prirë ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë, në tavolinë përtej fluturakeve amerikane ka qenë kredibiliteti i SHBA-ve. Kur kanë lobuar për njohjet, përtej fuqisë diplomatike amerikane, në tavolinë kanë qenë garancat e SHBA-ve. Për SHBA-në, Kosova është një projekt i rëndësishëm, i vlefshëm dhe i suksesshëm. Eshtë për keqardhje që kryeministri i Kosovës e ka sjellë raportin me aleatin tonë kryesor në këtë pikë. Edhe në të kaluarën kemi patur momente të mospajtimeve, raporti ynë ka pasur momente të rënieve, mirëpo asnjëherë në historinë tre-dekadëshe, raportet mes Kosovës dhe SHBA-ve nuk kanë qenë në këtë pikë”, ka thënë Ç2itaku në “Blic Intervieë me Astrit Gashin”.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika