Azemi: Mbi 80% e kompanive kanë mungesë të punëtorëve

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se mbi 80% e kompanive kanë mungesë të punëtorëve

Jusuf Azemi,

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se mbi 80% e kompanive kanë mungesë të punëtorëve.

Azemi theksoi se nga 2021 mbi 100 mijë punëtorë kanë emigruar nga Kosova. Gjithashtu, ai tha se deri në fund të vitit do ketë “qetësim” të ikjeve pasi të rinjtë do të presin liberalizimin për t’u kursyer nga shpenzimet e aplikimeve për viza nëpër ambasada.

Kjo ikje, sipas tij, më së shumti po prek bizneset duke u shprehur në veçanti i shqetësuar për numrin në rënie të punëtorëve të kualifikuar.

“Kompanitë e mëdha po edhe të vogla sot kanë problem; mbi 80% e kompanive kanë mungesë të punëtorëve. Po flasim për punëtorë të profileve të ndryshme, sepse punëtorë krahu edhe sot gjenden, ndonëse jo në një numër të dëshirueshëm. Por numri i punëtorëve të kualifikuar është në rënie e sipër në Kosovë”, ka thënë Azemi për EO.

Kryesindikalisti i sektorit privat tha tutje se paga minimale për këtë vit duhet të jetë 450 euro, ndërsa për vitin tjetër 500.

Madje, sipas tij, paga në sektorin privat janë rritur, por jo edhe për punëtorët që kryejnë shërbime në institucionet publike, e që punojnë për kompani private.

“Realisht ka rritje të pagave në sektorin privat aty ku nuk ka prekje shteti. Ju e dini që një pjesë bukur e madhe e punëtorëve të sektorit privat kryejnë shërbime nëpër institucionet shtetërore dhe aty ku ne kryejmë shërbime nëpër institucione shtetërore pagat janë pothuajse mizerje, kemi pagën diku prej 170 euro dhe deri diku mesatarisht 300 euro”, shtoi ai.

“Faktikisht janë pagat më të mëdha, aty ku nuk ka prekje shteti janë sidomos në ndërtimtari, paga në të cilat ndonëse kemi lëvizje pozitive, por megjithatë nuk është as për së afërmi ajo e dëshirueshmja”, shtoi tutje ai.

Azemi shprehet i zhgënjyer me mospërkrahjen nga institucionet duke thënë se janë të neglizhuar.

“Realisht domethënë punëtorët e sektorit privat të Kosovës kanë qenë dhe janë në një stuhi, për të cilën po themi askush nuk merret me këtë çështje. Me neve merren vetëm atëherë kur vijnë ditët e zgjedhjeve, për të cilat mendoj se tashmë punëtorët e sektorit privat të Kosovës janë të ngopur me proklamimet, janë të ngopur me deklaratat se ne do të bëjmë këtë ose atë”.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika