“Sapo shkeli për herë të parë në Shqipëri”, Rama pret presidentin Clinton

"Me presidentin Bill Clinton, mikun e përjetshëm të kombit shqiptar, i cili sapo shkeli për herë të parë në Shqipëri. Jeni të mirëpritur të gjithë tek Kryeministria, sot në 18:30 për ceremoninë e mikpritjes së Presidentit Clinton dhe adresimin e tij për të gjithë shqiptarët"

“Sapo shkeli për herë të parë në Shqipëri”, Rama pret presidentin Clinton

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se ka mbërritur presidenti i 42-të i ShBA-ve, Bill Clinton, në Shqipëri.

Rama, gjithashtu, bëri të ditur se të gjithë janë të mirëpritur te Kryeministria nga ora 18:30 gjatë ditës së hënë, për ceremoninë e mikpritjes.

Kjo është vizita e parë e presidentit të 42-të amerikan në Shqipëri.

“Me presidentin Bill Clinton, mikun e përjetshëm të kombit shqiptar, i cili sapo shkeli për herë të parë në Shqipëri. Jeni të mirëpritur të gjithë te Kryeministria, sot në 18:30, për ceremoninë e mikpritjes së presidentit Clinton dhe adresimin e tij për të gjithë shqiptarët”, ka shkruar Rama, teksa ka publikuar një foto me Clintonin nga aeroporti i Rinasit.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika