MAShT: Semimaturantët i nënshtrohen nesër Testit të Arritshmërisë

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton të gjithë nxënësit e klasave të nënta se nesër (e martë), 4 korrik 2023, do të mbahet pjesa e parë e Testit të Arritshmërisë

Ilustrim

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton të gjithë nxënësit e klasave të nënta se nesër (e martë), 4 korrik 2023, do të mbahet pjesa e parë e Testit të Arritshmërisë.

“Në test pritet të hyjnë 23.632 nxënës në 176 qendra të testimit, respektivisht në 1.867 salla të testimit”, njofton MAShT.

Në këtë pjesë, nxënësit do t’i nënshtrohen testit në lëndët Gjuhë Amtare, Gjuhë Angleze, Histori dhe Gjeografi.

Ndërkaq, më 11 korrik do të mbahet pjesa e dytë e testit në lëndët Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji.

MAShT tutje njpfton se rezultatet e testit do të publikohen më 17 korrik.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika