Bulliqi: 800 faqe me gjetje e dokumentojnë se kufiri është ndryshuar

Në RTV Dukagjini, është mbajtur debati rreth rikthimit të temës së demarkacionit me Malin e Zi. Për këtë çështje ka qenë i ftuar Shpetijm Bulliqi i cili ka thënë se depuetët e Kuvendit të Kosovës ishin vënë në lajthitje

Shpejtimi Bulliqi ish-kryetari i komisonit për Demarkacionin

Ish-kryetari i komisionit për demarkacionin me Malin e Zi, Shpejtim Bulliqi, është shprehur se nuk është që nuk pritej qëndrimi i kryeministrit të Malit të Zi, Driton Abazoviq, për çështjen e demarkacionit, i cili kishte thënë se nuk e ka në plan rishikimin e tij.

Sipas Bulliqit, ky qëndrim arsyetohet për shkak të pozicioni që mbanë ai. Por, Bulliqi ka thënë se duhet të rishikohet procesi i demarkacionit i cili e ka sjelle situatën këtu.

Bulliqi ka folur për gjetjet e komisionit shtetërorë për demarkacioni të cilin e kishte udhëhequr ky i fundit.

“800 faqe materialë dokumentojnë se kjo vijë kufitare nuk ka qenë komfort vijes administrative të kufirit të mëparshëm të cilin e ka pasur Kosova me Malin e Zi”, ka thënë Bulliqi në emisionin Debat Plus.

Ai ka folur edhe për ratifikimin e demarkacionit nga Kuvendi e Republikës së Kosovës ku sipas tij marrëveshja e nënshkruar në mes të presidentit të Kosovës dhe kryeministrit të Malit të Zi ishte ajo që e zhbllokojë këtë proces dhe shtuar faktin se sipas tij ishte edhe premtimi për liberalizimin të vizave dhe po ashtu rishikimi i gabimeve eventuale.

“Dokumenti i komisionit që kam udhëhequr unë edhe ai komisionit të mëparshëm, janë dy dokument diametralisht të kundërta njëra me tjetrën. Është arritur të futet në një pako e cila mendoj se i ka qitur në lajthitje deputetet e Parlamentit të Kosovës, edhe faktikisht është ratifikuar kjo pako”, ka shtuar ai.

Për t’u ratifikuar marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi është dashur që presidenti i atëhershm i Kosovës, Hashim Thaçi dhe e Kryeministri i Malit të Zi të nënshkruajnë një marrëveshje ku zotohen palët se do t’i rishikojnë gabimet eventuale nga komisionet e demarkimit në mes të dy vendeve.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika