Ndihmëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s i shkon në zyrë Kurtit

Të mërkurën, ndihmëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s për operacione, Thomas Goffus, bashkë me komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia i kanë shkuar në zyrë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti

Ndihmëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s për operacione, Thomas Goffus, bashkë me komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, janë parë duke hyrë në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Goffus dhe Ristuccia do ta takojnë edhe presidenten Vjosa Osmani, shkruan EO.

Takimi zhvillohet në Kabinetin e presidentes duke filluar në orën 16:00.

Ndërsa, sot më herët, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se pas takimeve me institucionet e sigurisë e përfaqësues të NATO-s, brenda kësaj jave do të dihet për pretendimet se a ka armë të kontrabanduara në kishat ortodokse serbe në Kosovë.

Ai ka theksuar se nuk mund të jepen të dhëna përfundimtare, sepse ende janë duke u mbledhur.

“Do ta kem një takim me përfaqësues të NATO-s dhe me organet e sigurisë për këtë çështje. Do ta takoj komandatin e KFOR-it. Jemi duke grumbulluar të dhëna, nuk mund të jap informacion përfundimtar. Këtë javë do të dihen ato informacione. Ne kemi treguar gatishmërinë tonë për deeskalim. Normalisht që deeskalimi i konvenon Beogradit”, ka thënë Kurti.

Ndryshe, deputetja e parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns, të martën e 4 korrikut ka thënë se në veri të Kosovës kontrabandohen armë që vijnë nga Serbia, dhe sipas saj, kjo bëhej me anë të ambulancave.

Por, KFOR-i në një përgjigje për Dukagjinin ka deklaruar se nuk ka asnjë dëshmi për kontrabandim të armëve nga Serbia në Kosovë dhe shfrytëzim të kishave ortodokse për t’i mbajtur ato.

Kurti për “kontrabandimin e armëve”: Jemi duke i grumbulluar informacionet

 

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika