Shqipëria e Kosova bëhen bashkë në organizimin e kampionatit kombëtar të ngjitjes

Një tjetër frymë bashkëpunimi u bë mes dy vendeve, Kosovës e Shqipërisë, në fushën e sporteve të ngjitjes. Ky bashkëpunim pritet të forcojë edhe më tej raportet mes dy vendeve, e veçanërisht me theks të veçantë në fushën e sportit

Një tjetër frymë bashkëpunimi u bë mes dy vendeve, respektivisht Kosovës e Shqipërisë, në fushën e sporteve të ngjitjes.

Këtë e ka bërë të ditur, kryeministri shqiptar, Edi Rama, përmes llogarisë së tij në rrjetin social Facebook.

“Sot, gjatë ditës, në “Eco Parkun” e Durrësit u zhvillua kampionati kombëtar i ngjitjes sportive e cila është një disiplinë olimpike”, ka shkruar Rama.

May be an image of 2 people and people climbing

Ndër të tjera, vlen të ceket se, ky kampionat u organizua nga Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor në bashkëpunim me Federatën Bjeshkatare dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës.

“Eco parku i madh i Durrësit është sot një park modern, rekreativ me fusha sporti e me gjelbërim ku përveç aktiviteteve sportive, qytetarët, fëmijë dhe të rritur do të gjejnë hapësira argëtimi e shlodhjeje”, ka njoftuar kryeminstri shqiptar.

Ky bashkëpunim pritet të forcojë edhe më tej raportet mes dy vendeve, e veçanërisht me theks të veçantë në fushën e sportit.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika