“Pse po heshtni?” – Çitaku pyet Presidenten: A mendoni njëjtë si Kurti apo s’pajtoheni me të?

Nënkryetarja e LDK-së, Vlora Çitaku, e ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke thënë se ajo ka zgjedhur heshtjen në vend se të flasë për situatën politike në vend

Vlora Çitaku dhe Vjosa Osmani

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka shtruar pyetje publike për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në lidhje me situatën politike në vend.

Ajo ka thënë se presidentja Osmani është duke heshtur dhe se sipas saj “në politikë, e posaçërisht në situata të rënda sikur këto nëpër të cilat po kalon Kosova, heshtja është pajtim. Është nënshtrim”.

Çitaku e ka pyetur Osmanin, se cili është mendimi i saj dhe se a dallon ai nga mendimi i kryeministrit Albin Kurti.

“Presidente, cili është qëndrimi i juaj i qartë e pa gjeneralizime, për situatën në të cilën jemi? A mendoni njejtë si Kurti apo nuk pajtoheni me të? Qytetarët kanë nevojë të dëgjojnë nga ju. Konkretisht çka mendoni? Jo fraza. Tërë karrierën politike e keni ndërtuar në antagonizma. Por, atëherë ka qenë populiste me e kundërshtu Thaçin, Mustafën… E tash? Pse po heshtni?”, ka shkruar Çitaku.

Në fund nënkryetarja e PDK-së, ka thënë se “nuk rrezikohet e ardhmja e vendit për një grusht vota e për likes në facebook”.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika