Vuçiq i “shfajësohet” Erdoganit përmes telefonit për situatën në veri të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar sot në telefon me presidentin turk, Erdogan. Kjo bisedë telefonike sipas tij erdhi si pasojë e tensioneve në Kosovë, duke theksuar që paqja dhe stabiliteti rajonal janë mbi të gjitha

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan./ Foto: Anadolu Agencu

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se ka biseduar sot(e enjte) përmes lidhjes telefonike me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Përgjatë bisedës, presidenti serb Vuçiq ka thënë se e ka informuar homologun e tij turk Erdogan për aktualitetin në Kosovë dhe kronologjinë e ngjarjeve që çuan në, siç tha ai, përshkallëzimin e dhunës ndaj komunitetit serb në Kosovë.

Ndër të tjera, Vuçiq theksoi se kanë biseduar për çështjet rajonale dhe se janë pajtuar që paqja dhe stabiliteti nevojiten më shumë se kurrë.

Postimi i bërë nga ana e Presidentin serb, Aleksander Vuçiq, në rrjetin social të tij, Instagram./ Më datë, 06/07/2023.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika