LDK për audio-incizimin e Kusarit: Maskat ranë, me to dhe perdja e populizmit

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka reaguar lidhur me audio-incizimin që është përfshirë shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka reaguar lidhur me audio-incizimin që është përfshirë shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.

“Maskat ranë. Me to dhe perdja e populizmit. Përgjimet e publikuara sot në mediet kosovare, shpërfaqin sheshazi hipokrizinë e thellë të pushtetit populist. Kjo hipokrizi, tashmë standard veprues i partisë në pushtet, që në njërën anë kontakton, koordinon e bashkëvepron me njerëz të lidhur me krimin, e në anën tjetër akuzon të tjerët për një gjë të tillë, shpërfaq gjendjen alarmante të politikëbërjes në vend”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Në këtë reagim thuhet se LDK-ja shpreh shqetësimin më të thellë “për gjendjen e rëndë të politikëbërjes në Kosovë”.

“Sepse, koordinimi i aktiviteteve politike në vend, sikurse dhe komunikimi me një person me urdhërarrest e në listë të zezë të SHBA-ve, cënon rëndë sigurinë e Republikës së Kosovës. LDK-ja do të përcjellë në vijim zhvillimet mbi këtë temë”, thuhet tutje në këtë reagim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika