Hovenier: Tensionet e ngritura ndikojnë negativisht në klimën e investimeve të Kosovës

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka përmendur edhe njëherë situatën që mund të thellohet nga tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, këtë të hënë mori pjesë në një diskutim rreth sfidave në biznes.

Në këtë diskutim Hovenier ka përmendur edhe njëherë situatën që mund të thellohet nga tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Lidhur me këtë, ambasadori amerikan ka thënë se krizat e tilla ndikojnë negativisht edhe në klimën e investimeve.

”Mora pjesë sot në një bisedë të rëndësishme mes kryeministrit Kurti dhe liderëve kosovarë të biznesit për nevojën e forcimit të bashkëpunimit dhe zgjerimit të dialogut mes qeverisë dhe sektorit privat. Ne diskutuam gjithashtu se si tensionet e ngritura dhe paqëndrueshmëria ndikojnë negativisht në klimën e investimeve të Kosovës”, shkroi Hovenier në Twitter.

Ndryshe, tensionet në veri të Kosovës janë rritur që nga fundi i majit, pasi kryetarët e rinj shqiptarë të Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit hynë në ndërtesat komunale nën përcjelljen e policisë.

Serbët lokalë kundërshtuan këtë gjë dhe që atëherë kanë protestuar në komunat në veri, të banuara me shumicë serbe.

Bashkimi Evropian i ka paraqitur tri kërkesa Kosovës për të shtensionuar situatën, të cilat ende nuk janë plotësuar nga Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti.

Për shkak të mospërmbushjes së kërkesave, BE-ja që nga fundi i qershorit po zbaton disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës. Kryeministri Kurti i ka quajtur këto masa “të padrejta” dhe është shprehur i gatshëm të organizohen zgjedhje të reja në veri, por ato, siç ka thënë ai, duhet të përgatiten që të mos ketë sërish bojkot.

Kryetarët e rinj në komunat veriore u zgjodhën më 23 prill, në votimet që u bojkotuan nga popullata dhe partitë serbe.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika