Kusari thotë se ekziston rreziku që Klan Kosovës “t’i vihet çelësi”

Juristja për media, Flutra Kusari, ka paralajmëruar se mediumi Klan Kosova është përballë rrezikut që t'i vihet çelësi. Sipas saj, mediumi mund të mbyllet për shkak të vendimit politik për suspendimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova

Flutra Kusari, juriste e të drejtës së medias

Juristja për media, Flutra Kusari, ka paralajmëruar se mediumi Klan Kosova ka mundësi të mbyllet.

Sipas saj, “rreziku është serioz dhe real”. Ajo ka vazhduar duke e sqaruar pse mund të mbyllet mediumi.

Ajo e ka quajtur vendimin e ARRBK-së, politik për suspendimin e certifikatës së biznesit Klan Kosova.

“Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve në MINT i ka edhe tre dite afat me vendosë për ankesën e Klan Kosovës kundër vendimit politik të tyre për suspendimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova”.

“Nëse Komisioni e refuzon ankesën, atëherë brenda një periudhë shumë të shkurtër (nëse procedura gjyqësore dështon) redaksisë së Klan Kosovës do t’i vihet çelësi”, ka shkruar ajo në Facebook.

Më tutje, ajo ka pretenduar se ajo çfarë po pritet të ndodhë me Klan Kosovën është vetëm një proces politik dhe jo i ligjshëm.

“Ky nuk është proces administrativ apo i ligjshëm, është proces politik. E kuptoj që mediat dhe gazetarët janë shumë të zënë me shumë zhvillime, por i lus shumë që t’i kushtojnë kohë këtij zhvillimi”, ka shtuar ajo.

Ndërkohë, ajo ka përfunduar duke thënë se nëse mbyllet Klan Kosova do të krijohet precedenti për mbylljen edhe të mediave të tjera.

“Ky proces nuk ka të bëjë vetëm me Klan Kosova, ka të bëjë me precedentin që krijohet dhe që pastaj mund të zbatohet për të gjitha mediat tjera”, ka përfunduar ajo.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika