Musliu: VV-në s’e zë gjumi pa komunikuar me Listën Serbe

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka komentuar përgjimet e publikuara të martën në të cilat dëshmohet se pushteti koordinohet me Listën Serbe për tema të ndryshme

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në intervistë për emisionin FIVE

Ganimete Musliu, deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka ironizuar në lidhje me audio-incizimet që i dolën në shesh pushtetit aktual, ku ishte pjesë Mimoza Kusari-Lila me Slavko Simiqin, e që diskutonin për Milan Radojçiqin.

Ajo tha se Vetëvendosja nuk mundet “me fjet pa komunikuar me Listën Serbe”.

Ndër të tjera, ajo ka theksuar për Lajmi.net se audio-incizimet e publikuara janë dëshmi se pushteti koordinohet me Listën Serbe për tema të ndryshme.

Tutje, Musliu ka thënë se me publikimin e bisedës ndërmjet Mimoza Kusari-Lilës me përfaqësuesin e Listës Serbe, Qeveria është dashur të rrëzohet qysh dje.

“Absolutisht unë e dija që Vetëvendosja nuk mundet me flejë pa komuniku me Listën Serbe dhe me Radojçiqin. Qeveria dje është dasht me u rrëzu”, ka thënë deputetja Musliu.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika