Vulin nën sanksione nga SHBA, reagojnë nga Presidenca e Kosovës

Pas sanksionimit të Aleksandar Vulinit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) ka pasur reagime nga Presidenca e Kosovës, saktësisht nga shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela

Pas sanksionimit të Aleksandar Vulinit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), ka reaguar shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela.

Përmes një postimi në Twitter, Vela ka thënë se Vulin është “piun rus”, i ekspozuar për rolin e tij destabilizues në rajon.

“Aleksandar Vulin, kreu i Shërbimit Informativ të Serbisë, është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara. Një piun rus i ekspozuar për rolin e tij destabilizues në rajon”, ka shkruar Vela.

Aleksandër Vulin është bërë pjesë e listës së personave të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ka njoftuar Departamenti Amerikan i Thesarit.

 faqen zyrtare të tyre thuhet se Vulin kishte shfrytëzuar pozicionin e tij për të lehtësuar aktivitetet politike dhe interesat personale dhe për rrjedhojë, kishte lehtësuar aktivitetet ruse në Serbi dhe rajon, duke cenuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Thesari nuk do të hezitojë t’i synojë aktorët që abuzojnë me pozitat e tyre për përfitime personale duke minuar qeverisjen efektive dhe demokratike në Ballkanin Perëndimor”, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian E. Nelson. “Veprimi i sotëm mban përgjegjës Aleksander Vulin për aktet e tij korruptive dhe destabilizuese që kanë lehtësuar gjithashtu aktivitetet keqdashëse të Rusisë në rajon”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika