Dyshohet se e dhunoi seksualisht një të mitur, arrestohet një person

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën e mitur

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Rasti raportohet të ketë ndodhur më 11 korrik, në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.

Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh të policisë, të njëjtin rast e ka cilësuar si “dhunim”.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovar (e mitur). Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

 

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika