Hoxha – deputetëve të VV-së: Lakmia për pushtet ju ka verbuar

“Lakmia për pushtet ju ka verbuar", është fjalia e deputetës së PDK-së, Eliza Hoxha, drejtuar deputetëve të pushtetit

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha,

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, fjalimin e saj në seancën plenare në Kuvendin e Kosovës e ka nisur me një përshëndetje në gjuhën serbe “Zdravo” ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Lakmia për pushtet ju ka verbuar. Zdravo Slavko, me buzëqeshje, nënqeshje me të, heshtja kur ai thotë se ke fol 5 herë me Radojqiqin dhe nëse dalin ato biseda do t’iu thyhet koka juve, janë vetëm disa nga pikat që dëshmojnë se ju jeni të kapur nga Radjoqiqi”. Ka thënë ajo.

“Qytetarët janë shokuar nga ajo që kanë dëgjuar (nga audio-incizimet). Sa tronditës është nënshtrimi ndaj Slavko Simiq dhe Radojqiqit për punët elementare të këtij kuvendi, po aq tronditës është edhe çarja e hallit të punëtorit të Radojqiqit për çështje të rëndësishme të interesit tonë shtetëror, për çështjen e krenarisë sonë kombëtare, veteranëve të UÇK-së, akuozi Haradinajn, PDK, për të cilën Radjoqiq është ankuar se PDK ia ka nxirë jetën dhe do ta luftojë atë me tërë qenien derisa të jetë gjallë…! Tha që nuk ka folur për veteranët nëpër media, por doli që pjesën më të madhe të bisedës e kishte zhvilluar kundër tyre, kundër ligjit që do të ndihmonte fatin e tyre, u koordinua për Radojqiqin për çështjen e energjisë në veri…”.

Sipas saj, Qeverisë aktuale nuk i ka mbetur më kredibilitet që të flasë për veri.

“Çfarë duhet të ndodhë më shumë për të kuptuar që ju jeni të kapur nga krimineli që është në listën e zezë të Amerikës? Që ka urdhërarrest nga Prokuroria dhe që shefja e grupit LVV i garanton që do të flasë me kryeministrin Kurti, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrin e MPB-së, Xhelal Sveçla, që t’i lehtësohet barra e rëndë e akuzave kundër tij. Tashmë nuk ju ka mbetur asnjë pikë kredibiliteti për të folur as për veri, sepse Kurti është njeriu që më së shumti ka moralizuar për patriotizëm, me veriun e shumëçka tjetër që lidhet me Listën Serbe”.

Ajo thotë se as dorëheqje e as shkarkimi në këto rrethana nuk mjaftojnë.

Kjo, sepse, siç thekson deputetja, “koordinimin e keni të përditshëm me Radjoqiqin e as me shqiptarët e as me ndërkombëtarët”.

Ajo konsideron se është urgjente që ky kuvend të shpërndahet dhe vendi të shkojë sa më parë në zgjedhje.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika