Bajrami: Ata që i kanë fituar votat me dhunë, me dhunë po mundohen t’i ruajnë

“Ata që i kanë fituar votat me dhunë, me dhunë po mundohen t'i ruajnë', ka thënë deputetja Hykmete Bajrami

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, teksa ka komentuar situatën e ndodhur në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se “ata që i fituan votat me dhunë, me dhunë po mundohen t’i ruajnë”.

Kështu është shprehur ajo në një postim në Facebook, pas përleshjes së deputetëve opozitarë me ministrat në kuvend.

“Ata që i kanë fituar votat me dhunë, me dhunë po mundohen t’i ruajnë. Pavarësisht asaj çka ndodhi sot në Kuvend mos harroni se Qeveria e cila koordinohet me njerëz që janë në listën e zezë të SHBA-ve, që nga mbrëmë po i tërheqë policinë prej ndërtesave komunale në veri. Prej krizës në krizë deri….ku?”, shkroi ajo.

Teksa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po fliste në foltoren e Kuvendit të Kosovës, ai është sulmuar nga deputetët e opozitës.

Ky reagim i opozitës vjen pasi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka larguar fotografinë e vendosur në foltore nga deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Kurti është spërkatur fillimisht me ujë nga deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, e më pas filloi përleshja në mes të deputetëve të opozitës dhe atyre të pushtetit.

Në këtë kohë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka goditur deputetin Lushtaku me shishe të ujit në fytyrë, ku më pas deputetët e pushtetit e të opozitës janë përfshirë në rrahje.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika