Kurti për miratimin e pagës minimale: Punëtorëve po u mundësojmë jetë të dinjitetshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nga miratimi i ligjit për pagën minimale përfitojnë rreth 100 mijë punëtorë “ndërsa nga heqja e shkallës së parë tatimore do të përfitojnë të gjithë punëtorët”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Mbledhjen e Qeverisë së Kosovës 29/06/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se miratimin e Ligjit për pagën minimale, punëtorëve po u sigurohet të hyra që u mundësojnë jetë të dinjitetshme.

Kurti tha se nga kjo rritje përfitojnë rreth 100 mijë punëtorë “ndërsa nga heqja e shkallës së parë tatimore do të përfitojnë të gjithë punëtorët”.

Ligjin e miratuan deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 61 vota pro, asnjë kundër e asnjë abstenim.

“Me miratimin në lexim të dytë në Kuvend, mundësohet rritja e pagës minimale. Nga 130 euro e 170 euro, në 264 euro bruto për të gjithë. Për punëtorët nën 35 vjeç, rritje e pagës minimale për 103%, ndërsa për punëtorët deri në 65 vjeç rritje për 55%. Po ashtu hiqet tatimi në të ardhurat personale për pagat deri në nivelin e pagës minimale”, ka thënë ai.

Ndryshe, jashtë këtij ligji kanë mbetur veteranët e luftës së UÇK-së. Pas miratimit, ka reaguar Faton Klinaku nga organizata e veteranëve, duke paralajmëruar masa që do t’i ndërmarrin si organizatë.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika