Përleshje në Malishevë, arrestohen 10 persona

Siç njofton raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur pasditen e së premtes, në fshatin Banjë të Malishevës. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje

Policia e Kosovës

10 persona janë arrestuar, pasi janë përleshur mes vete pas një mosmarrëveshjeje.

Siç njofton raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur pasditen e së premtes, në fshatin Banjë të Malishevës.

“Janë arrestuar 10 të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë disa praj tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Tutje, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje pas intervistimit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika