Humb jetën traktoristja e përfshirë në një aksident në Pejë

Polica e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë gruaja, e cila ishte aksidentuar para disa ditësh me traktor në fshatin Turjak të Pejës

QKUK

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një aksident trafiku kishte ndodhur në fshatin Turjak të Pejës, me pasojë humbjen e një jete.

Rasti kishte ndodhur më datë 11 korrik 2023, rreth orës 09:30, kur një traktor punësor ishte i përfshirë në aksident, me vozitësen e traktorit, e cila kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

Pas ngjarjes, vozitësja e traktorit u dërgua menjëherë në spitalin rajonal në Pejë për trajtim emergjent, dhe më pas u transferua në QKUK, Prishtinë, për shkak të natyrës së lëndimeve të saj.

Ndërsa, më datën 17 korrik 2023, viktima e aksidentit nuk ka mundur të përballonte plagët e rënda dhe ka ndërruar jetë.

Siç ka njoftuar Policia, vdekja e saj u konstatua nga mjeku i kujdesit intensiv.

“Me datё 17.07.2023, rreth orёsh 20:00, nga QKUK-Prishtinё, jemi njoftuar se viktima e aksidentit nuk ka mundur ti pёrballoj plagёt dhe e njëjta ka ndёrruar jetё, vdekja e viktimёs ёshtё konstatuar nga mjeku kujdestar”, thuhet në njoftim.

Pas njoftimit të ngjarjes, Prokurori i Shtetit është njoftuar menjëherë dhe ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për të kryer obduksionin e nevojshëm.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika