Konjufca takon homologen franceze, diskutojnë për situatën aktuale dhe sfidat në Kosovë

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka njoftuar se është diskutuar për situatën aktuale në vend dhe për sfidat nëpër të cilat gjenden aktualisht

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në kuadër të vizitave zyrtare në Francë, ka takuar kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Francës, Yawl Braun-Pivet, nënkryetaren e Asamblesë Kombëtare, Valérie Rabault, kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme, Jean-Louis Bourlanges, deputetin për francezët që jetojnë jashtë Francës, Frédéric Petit dhe kryetarin e Grupit të Miqësisë Francë-Kosovë, Jean-Philippe Ardouin.

Kështu ka bërë të ditur Konjufca përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se në këtë takim miqësor dhe të frytshëm u theksua nevoja për thellim të bashkëpunimit mes dy vendeve aleate, si në rrafshin e raporteve në mes të institucioneve parlamentare, ashtu edhe në nivel të plotë shtetëror.

“Republika e Kosovës është shumë e interesuar që partneriteti mes dy vendeve tona të jetë jo vetëm i vazhdueshëm dhe i palëkundur, por edhe të thellohet më tej duke lëvruar gjithë potencialin e vet, nga pikëpamja institucionale, kulturore, ekonomike dhe politike, si përgjigje e domosdoshme ndaj rrethanave ku gjendemi aktualisht si bllok perëndimor, me vlera dhe synime të përbashkëta që i mbrojmë dhe i zhvillojmë”, shkroi Konjufca.

Homologen e tij Yawl Braun-Pivet, Konjufca e falenderoi për kontributin e Francës në drejtim të Kosovës ndër vite, asistencën e vyer që Kosovës i ka sjellë sukses në cilësitë e shtetndërtimit, në sundim të ligjit dhe demokratizimin shembullor në rajon.

“Arritjet e shtetit tonë janë edhe suksese të aleatëve tanë që na kanë mbështetur dhe kanë dhënë kontributin e tyre, e ndaj të cilëve ne jemi mirënjohës”.

Po ashtu, gjatë këtij takimi, kryeparlamentari Konjufca ka njoftuar se është diskutuar edhe për situatën aktuale në vend dhe për sfidat nëpër të cilat gjenden aktualisht.

“I theksova zj. Yawl Braun-Pivet përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës ndaj angazhimeve tona që në vëmendje kanë shembullin, mjetet dhe frymën e Bashkimit Evropian, unionit të vlerave dhe qëllimeve tona të përbashkëta”.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika