Mbi 4000 shoferëve u ndalohet drejtimi i automjeteve, policia bën apel për respektim të rregullave

Me anë të një postimi në Facebook, Policia ka njoftuar se kjo shifër është arritur në periudhën janar-qershor. E njëjta s u ka bërë thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat e trafikut

4116 shoferëve u është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik, nga Policia e Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, Policia ka njoftuar se kjo shifër është arritur në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, përkatësisht në periudhën janar-qershor.

“Policia e Kosovës vazhdon me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve.   Gjatë periudhës kohore Janar – Qershor 2023: 4116 shoferëve, iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik. 12751 shoferëve, iu kanë vendosur pikë negative”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat e trafikut.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika