Alibeaj:Presidenti i ri duhet të jetë antikomunist

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj është shprehur se zgjedhja e Presidentit të ri të Shqipërisë duhet të bazohet në kritere të qarta

Enkelejd Alibeaj, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj është shprehur se zgjedhja e Presidentit të ri të Shqipërisë duhet të bazohet në kritere të qarta.

Të enjten, në një komunikim me gazetarët, Alibeaj ka thënë se kriteri kryesor i propozuar nga PD është që presidenti i ri të jetë anti-komunist.

“Ne kemi propozuar kritere. Duhet të jetë president anti-komunist, që do të thotë mos të ketë qenë anëtar i Byrosë Politike, prokuror në dosje politike e me radhë… Angazhimi për çrrënjosjen e komunizmit përbën avantazh”, tha Alibeaj.

“E rëndësishme është që procesi garanton respektimin e këtyre kritereve. Nuk është e udhës të prezantojmë emra kur të rëndësishme janë kriteret”, shtoi ndër të tjerash Alibeaj.

Gjithashtu, ai ka thënë se nuk mori pjesë në takimin me Partinë Socialiste për procesin e zgjedhjes së presidentit.

“Nuk isha në takim me përfaqësuesit e Partisë Socialiste për një arsye fare të thjeshtë. Qëndrimi publik i grupit parlamentar të PDs-së dihet: kemi rënë dakord të marrim pjesë në një proces real të zgjedhjes së presidentit. Duhet një proces i sinqertë, i bazuar në kritere dhe kjo është garancia për qytetarët shqiptarë. Për këtë arsye, e shohim të udhës që fillimisht ky proces nuk duhet perceptuar as për aparencë si farsë”, ka thënë Alibeaj.

Alibeaj shtoi se PS nuk e ka legjitimitetin për të zgjedhur e vetme presidentin pasi disa nga deputetët e saj kanë pasur probleme me drejtësinë.

“Në tre raundet e para, presidenti zgjidhet me 84 vota. Mazhoranca nuk e ka legjitimitetin për ta zgjedhur e vetme presidentin”, tha Alibeaj.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së theksoi se e drejta për të propozuar emër për president i takon opozitës, si përfaqësuese e gjysmës së popullit në parlament.

Konferenca e kryetarëve e mbajtur të martën, kanë marrë vendim mbi datën e votimit të Presidentit të ri të Shqipërisë. Sipas këtij vendimi, raundi i parë i votimeve në Kuvend për presidentin e ri të Shqipërisë do të mbahet më 16 maj.

Zyrtarisht, më 10 maj kanë nisur procedurat për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të vendit.

Konferenca e Kryetarëve ishte e përbërë nga përfaqësues të opozitës, dhe mazhoranca vendosi datën 15 maj, si afatin për dorëzimin e kandidaturave për President të Republikës.

Më 16 maj do të shkojnë propozimet për Presidentin e ri të Shqipërisë

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika