Keqpërdorimi i ujit të pijes mund të rrezikojë furnizimin e rregullt

Rastet e keqpërdorimit të ujit, mund të ndikojnë në rikthimin e reduktimeve në vend. Sipas kompanive rajonale të ujësjellësit në Prishtinë e Prizren, kohëve të fundit janë rritur rastet kur po keqpërdoret uji i pijes, pavarësisht aksioneve që po ndërmarrin. Kapacitetet aktuale, të paktën në rajonin e kryeqytetit, janë të mjaftueshme deri në fund të vitit

Ilustrim

Temperaturat e larta të korrikut, nuk kanë ndikuar që të ketë telashe në furnizimin e rregullt me ujë të pijshëm.

Por, me reduktime mund te përballën qytetarët, si pasojë e keqpërdorimeve të mëdha që po bëhen me ujin e pijshëm.

Sipas, zëdhënëses së KRU Prishtina, Arjeta Mjeku, pavarësisht aksioneve inspektuese që janë duke u ndërmarrë, ato ende vazhdojnë të ndodhin.

“Keqpërdorimi i ujit që po bëhet në forma të ndryshme, duke ujitur kopshte, ara, bashqe në të njëjtën kohë kycjet ilegale në sistemin  e rrjetit të ujësjellësit, poe  rëndojnë dukshëm furnizimin me ujë të pijshëm edhe pse ne si kompani kemi filluar intesivisht me aksione të mëdha kunder keqpërësve të ujit.2, ka thënë Mjeku.

Sipas Mjekut, kapacitete aktuale që kanë si kompani, sigurojnë ujë për qytetarët deri në fund të këtij viti.

“Niveli i ujit në liqenet akumuluese kohë më parë rritën edhe kuotën maksimale kaparderdhje që është një gjë shumë pozitive dhe kjo siguron furnizim me ujë të pijës për të gjithë qytetarët në zonën e shërbimit deri në fund të këtij viti me përjashtim të disa zonave që patjetër duhet të hynë në reduktime…rritja e vazhdueshme e numrit të konsumatorëve zonat urbane të shtuara i bëjnë të pamjaftueshme burimet e ujit që i kemi në dispozicion.”

Gjendje e njëjtë është edhe në kompaninë e ujësjellësit, “Hidroregjioni Jugor”, që furnizon me ujë të pijës regjionin e Prizrenit. Nga kjo kompani thonë se për momentin nuk planifikojnë reduktime të ujit, por një gjë e tillë nuk përjashtohet.

“Keqpërdorimet janë të mëdha në zonën e shërbimit dhe kjo po e pamundëson pak a shumë furnizimin e rregullt me ujë të konsumatorëve të ndërgjegjshëm, ne jemi në terren 24 orë thuja në gadishmëri, me ekipet e inspektoratit, dhe policinë në mënyrë që ti reduktojmë këto keqpërdorime.”

Megjithatë në komunën e Mitrovicës, si pasojë e keqpërdorimeve të mëdha nga ana e qytetarëve, kompania e ujësjellësit ka njoftuar se tashmë kanë nisur reduktimet në komunat ku mbulojnë.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika