Të rinjtë e Kosovës shkëlqejnë në Olimpiadën në Paris

Një sukses i jashtëzakonshëm është shënuar në Olimpiadën e mbajtur në Paris për ekipin e Kosovës

Infinit Training Center

Vendi ynë ka arritur të fitojë më së shumti medalje dhe çmime ndër shtetet pjesëmarrëse, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit dhe përmirësimit të talenteve të rinj.

Siç ka bërë të ditur Qendra Infinit, në kategorinë e shkencës, Kosova doli e para në nivelin botëror në “Best of the Bests category”, duke vlerësuar aftësitë e shquara të nxënësit Kushtrim Kajoshi, i cili shënoi një arritje të jashtëzakonshme për vendin tonë.

Po ashtu, edhe në fushën e matematikës, Kosova shkëlqeu duke u renditur në vendin e dytë dhe të tretë në “Best of the Bests category”, me nxënësit Arijon Syla dhe Kron Selmanaj.

Në fushën e kodimit, talenti dhe përkushtimi i nxënësve tanë u nderuan me medalje të çmuara:

  • Ron Shllaku u shpërblye me medaljen e artë.
  • Sara Çavota fitoi medaljen e argjendtë.
  • Gerti Kida dhe Fron Korqa u nderuan me medaljen e bronztë.

Po ashtu, në kategorinë e shkencës, meritore u dekoruan:

  • Emir Lezi me medaljen e artë.
  • Erta Tejeci me medaljen e argjendtë.
  • Fatbardh Mulaku me medaljen e bronztë.

Në sfidën e matematikës, talenti shquar i nxënësve u vlerësua me medalje të çmuara:

  • Ron Shllaku triumfoi me medaljen e artë.
  • Jona Kuka u shpërblye me medaljen e argjendtë.
  • Kushtrim Kajoshi dhe Fron Isufi fituan medaljen e bronztë.
  • Leoart Morina dhe Omar Gashi u nderuan me nderime të veçanta.

Kjo arritje e madhe nuk ka qenë e mundur pa përkushtimin dhe përpjekjet e kursit “Infinit Training Center”, i cili ka ofruar mjedisin e duhur dhe trajnimin e nevojshëm për t’u arritur këto rezultate të lavdishme.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika