Musliu: I madh dëmi që Kurti ka shkaktuar në arenën ndërkombëtare – Ai shkatërroi edhe njësitë speciale

E ftuar në “FIVE” të RTV Dukagjini, Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e ka cilësuar si një “shkatërrim” të njësive speciale të Policisë së Kosovës dërgimin e tyre në ruajtje të objekteve komunale në veri të vendit. Ajo ka kritikuar ashpër veprimet e ndërmarra nga ana e Kryeministrit Kurti gjersa të njëjtin e lë përgjegjës për situatën e tanishme të vendit

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu

Si jo rrallëherë, kritikat nga ana e deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, kundrejt kryeminsitrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nuk janë të pakta. Kësaj radhe, kritikat i ka për veprimet e tij ndaj Policisë së Kosovës.

E ftuar në “FIVE” të RTV Dukagjini, Musliu e ka cilësuar si një “shkatërrim” të njësive speciale të Policisë së Kosovës dërgimin e tyre në ruajtje të objekteve komunale në veri të vendit. Megjithatë, dëm më të madh Musliu vlerëson se Kurti ka shkaktuar në arenën ndërkombëtare.

“Në asnjë vjet, që nga pavarësia..njësitë special janë duke i degraduar. Ato po bëjnë një punë rojtari. Njësia Speciale të shkojë të ruajë komunën, të ruajë Lulëzimin, nuk është më special. Ai (Kurti) e ka degraduar njësinë speciale. Kjo është tmerr se çfarë po bën…Kurti e ka kthyer Kosovën mbrapa. Shumë më i madh është dëmi që e ka shkaktuar në arenën ndërkombëtare sesa dëmi në Mitrovicë. E ka kthyer në minus atje…vetë fakti se ai i delegon njësitë speciale të ruajnë Lulëzimin në Leposaviq, kjo s’do koment. Kjo është shkatërrim i shtetit, shkatërrim i njësive elite të Policisë së Kosovës”, ka deklaruar ajo.

Tutje, Musliu vlerëson se veriu i Kosovës nuk ka qenë asnjëherë më pak në kontroll sesa sot.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika