Reduktimi i punës në Pallatin e Drejtësisë, Rrustemi: Mungesa e ajrit në objekt është enorme

Në lidhje me reduktimin e punës në Pallatin e Drejtësisë si mungesë e klimatizimit, Naim Rrustemi nga Sindikata e punëtorëve në Gjykatën Themelore ka thënë se problemet në këtë objekt kanë qenë të vazhdueshme që nga 2014-ta dhe se mungesa e klimatizimit pamundëson kryerjen e punëve

Naim Rrustemi nga Sindikata e punëtorëve në Gjykatën Themelore, në lidhje me reduktimin e punës në Pallatin e Drejtësisë si mungesë e klimatizimit, ka thënë se gjendja e rënduar ka qenë e vazhdueshme që prej vitit 2014 kur është inaguruar objekti.

Sipas tij, mosfunksionimi i klimatizimit në këtë objekt bën që temperaturat e larta të pamundësojnë punën.

“Gjendja e rënduar ka qenë e vazhdueshme që prej vitit 2014 kur është inaguruar objekti. Mosfunksionimi i klimatizimit në këtë objekt bën që temperaturat e larta të pamundësojnë punën”, ka thënë Rrustemi.

Ai ka thënë se mungesa e ajrit në objekt është enorme dhe kjo përveçse ndikon te punëtorët, siç thotë ai, ndikon edhe te qytetarët.

Ndryshe, nga e mërkura e 26 korrikut do të reduktohet puna në Pallatin e Drejtësisë.

Këtë e ka bërë të ditur kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, i cili ka thënë se gjatë ditës do të autorizojë kryetarët e Gjykatave që punojnë në pallat për të vendosur rreth reduktimit të punës në hapësirat ku temperaturat janë të larta.

Ai pas mbledhjes me kryetarët e Gjykatave ka thënë se kanë ardhur deri te ky vendim, pas gjendjes së rënduar që është në pallat dhe se nuk kanë dashur që ta ndërpresin të gjithë punën.

Zogaj tutje ka thënë se pavarësisht kërkesave të shumta që ua kanë bërë institucioneve përgjegjëse, ato kanë hasur në vesh të shurdhër.

KGJK të martën u ka drejtuar një letër të hapur udhëheqësve të institucioneve të Kosovës, më anë të secilës paralajmëron ndërprerjen e punës për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së klimatizimit në Pallatin e Drejtësisë.

Në letrën drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës, ministrit të Financave, Punës dhe Transferëve, Hekuran Muratit dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, KGJK-ja thotë se punonjësit në Pallatin e Drejtësisë janë duke punuar në kushte alarmante.

 

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika