Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimeve të dyfishta me Çekinë

Marrëveshja për eliminimin e tatimeve të dyfishta me Çekinë ka hyrë në fuqi të martën e 25 korrikut, pas përfundimit të procedurave të brendshme për ratifikimin e saj nga pala çeke

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka pranuar njoftimin se marrëveshja për eliminimin e tatimeve të dyfishta me Çekinë ka hyrë në fuqi të martën e 25 korrikut, pas përfundimit të procedurave të brendshme për ratifikimin e saj nga pala çeke.

Në njoftimin e këtij dikasteri thuhet se eliminimi i tatimeve të dyfishta do të ndihmojë në lehtësimin e barrës fiskale për individët dhe bizneset që operojnë në të dyja vendet.

“Ky është një hap i rëndësishëm për bashkëpunimin dhe lidhjet ekonomike midis dy vendeve tona. Kjo do të krijojë një mjedis më të favorshëm për investime dhe do të ndihmojë në rritjen e aktivitetit ekonomik mes Kosovës dhe Çekisë”, thuhet në njoftim.

“Duke falënderuar Çekinë për partneritetin dhe përkushtimin në arritjen e kësaj marrëveshjeje, shpresojmë se ky hap do të sjellë frymë të re në bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona”, vijon njoftimi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika