Operacioni i 2011-tës në veri, Spahiu: Dështim i shtrenjtë për shtetin

Profesor Nexhmedin Spahiu operacionin e Policisë së Kosovës në vitin 2011 për shtrirjen e sovranitetit në veri e ka konsideruar si një "dështim të shtrenjtë për shtetin"

Profesori, Nexhmedin Spahiu

Profesor Nexhmedin Spahiu e ka cilësuar si dështim për shtrirjen e sovranitetit në veri të vendit operacionin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në vitin 2011, që kishte për qëllim kontrollin e pikave kufitare në veri.

Ai ka thënë se ky vlerësim vjen me faktin që operacioni pati viktima dhe se Policia e Kosovës nuk arriti të shkonte deri në kufi, duke e quajtur një “dështim të shtrenjtë për vendin”.

“Operacioni i 2011-tës ka qenë një dështim për vet faktin që aty ka pasur viktima dhe për faktin që Policia e Kosovës nuk ka arritur të shkoj deri në kufi. Kështu që ajo ka qenë një dështim që Kosovës i ka kushtuar jashtëzakonisht shtrenjtë, një punë është e suksesshme kur përfundon me sukses, pra kur  arrihet qëllimi. Në atë kohë nuk është arritur qëllimi, është arritur tek pas bisedimeve me KFOR-in e të tjerëve por jo si aksion policor i Kosovës”, është shprehur Spahiu në emisionin FIVE të RTV Dukagjinit.

Sidoqoftë, profesori ka vlerësuar se situata është ndryshuar pozitivisht që nga ajo kohë dhe se Kosova tani ka një pozicion më të fortë në veri.

“Tani aksionet e Policisë në veri të Kosovës në marrjen ndërtesave të komunave apo në nxënien e disa nga të dyshuarve si struktura të dhunshme paralele kanë rezultuar me sukses”, ka shtuar ai.

Ai ka theksuar se aksionet e Policisë së Kosovës në veri kanë rezultuar me sukses, duke marrë ndërtesat e komunave dhe nxënien e disa nga individët e dyshuar si struktura të dhunshme paralele.

Ky ndryshim, sipas tij, ka ndodhur pavarësisht masave që janë ndërmarrë nga ndërkombëtarët për Kosovës, të cilat siç ka thënë ai janë “për të zbutur qëndrimin e Serbisë”.

“Tani është një pozicion më i fortë në veri pavarësisht masave që kanë ndërmarrë ndërkombëtarët, te cilat thjesht kanë shërbyer për ta zbutur Serbinë, qëndrimin e tyre, për të thënë që ja ne marrim masa ndaj Kosovës rri ti aty bëje punën tënde. Por që situata në terren ka ndryshuar në mënyrë drastike”, ka deklaruar Spahiu.

Një nga indikatorët e suksesit të këtij procesi, sipas profesorit, është se në konkursin për policët e Kosovës, janë paraqitur mbi 45 kandidatë nga komuniteti serb, një fakt që ai e shikon si një sukses të madh.

Po ashtu, ai ka beson që në konkursin e ardhshëm mund të paraqiten edhe 500 të tjerë policë nga ky komunitet.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika