Kampi “Belvedere” merr zyrtarisht emrin “Enver Zymeri”

Pasditen e së mërkurës, në ceremoninë e policëve të rënë është zbuluar memoriali i Enver Zymberajt me ç’rast edhe kampi ka marrur emrin e tij. Zymberi ishte zyrtar i Policisë së Kosovë, i rënë në detyrë gjatë përballjes me një grup serbësh të armatosur në veri të Kosovës

Memoriali 'Enver Zymberi
Memoriali 'Enver Zymberi"

Kampi “Belvedere” tashmë do të njihet si kampi  “Enver Zymberi”.

Pasditen e së mërkurës, në ceremoninë e policëve të rënë është zbuluar memoriali i Enver Zymberajt me ç’rast edhe kampi ka marrur emrin e tij.

I pranishëm ishte edhe kreu i ekzekutivit, Kryeministri Albin Kurti.

“Jam shume i nderuar që po kujtojme 22 zyrtarë policor që dhanë jetën kundër bandave dhe krimit të organizuar, në operacione në shtrirje të sovranitetit në vend… Sot është përvjetori i vrasjes së Enver Zymberit e ne jemi në vendin ku ai morri rrugën e fundit kur u nis drejt shtritjes së sovranitetit në vend. Nuk do të ndalemi asnjëherë për të vënë dritë mbi rastin. E me neve është edhe djali i tij, Sokoli”, ka deklaruar ai. “Qoftë i përjetshëm kujtimi për 22 pjestarët e Policisë së Kosovës të rënë në krye të detyrës, lavdi Enver Zymberit…”

Enver Zymberi ishte zyrtar i Policisë së Kosovë, i rënë në detyrë gjatë përballjes me një grup serbësh të armatosur në veri të Kosovës.

Krahas Kurtit, të pranishëm ishin edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe djali i të ndjerit, Enver Zymberi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika