Pse Kharkivi është i rëndësishëm për Rusinë?

Kharkivi ka qenë qyteti që është sulmuar më shumë nga forcat ruse pas Kievit dhe Mariupolit, gjatë luftës në Ukrainë. Ky qytet është objektivi strategjik i pushtimit rus dhe është i bombarduar me artileri të rëndë

Kharkiv, Ukrainë

Qyteti i Kharkivit është në veri-lindje të Ukrainës dhe është 50 km nga kufiri rus dhe jo shumë larg nga rajoni i Donbasit, po ashtu është zona e grupeve seperatiste pro-ruse që luftojnë për Rusinë.

Kharkivi është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës pas Kievit. Para se të fillonte lufta në Kharkiv jetonin 1.4 milionë banorë dhe më shumë se një milionë të tjerë në provincën përreth.

Kharkiv

Kjo e bëri Kharkivin një objektiv kryesor strategjik të pushtimit rus që në ditët e para të luftës, por linja mbrojtëse i ka rezistuar javëve të tëra për të pushtuar këtë qytet. Në vend të kësaj, Rusia iu drejtua bombardimeve të qytetit me artileri të rëndë. Siç ka bërë me obvjektivat tjerë kyç si Mariupoli, duke shkaktuar dëme të mëdha, raporton “BBC”.

Gjatë javëve të fundit, ka pasur përpjekje nga forcat ukrainase për t’i rimarrë qytetet në veri, duke u përshpejtuar në një kundërofensivë të suksesshme dhe po ashtu duke i shtyrë forcat ruse prapa kufirit.

Disa raporte kanë sygjeruar se armët e artilerisë ruse janë shtyrë aq larg sa të mos kërcënojnë qendrën e qytetit. Megjithëse kryetari lokal i Karkivit, Ihor Terekhov ende është duke paralajmëruar se nuk është e sigurt se forcat ruse nuk do të rikthehen.

Kryetari i Kharkivit, Ihor Terekhov

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika