Sveçla takon shefin e ri të UNDP-së në Kosovë, merr mbështetje për realizimin e objektivave

UNDP do të vazhdojë të mbështesë MPB-në për realizimin e objektivave të saja

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim shefin e ri të UNDP-së në Kosovë, Nuno Queiros, të cilin e përgëzoi për detyrën e re.

Në këtë takim, ministri Sveçla theksoi se për Ministrinë e Punëve të Brendshme, UNDP është një partner i rëndësishëm, ndërsa diskutuan për projektet që janë duke u zhvilluar suksesshëm aktualisht.

“Për këtë, ministri Sveçla e falënderoi shefin e UNPD-së për mbështetjen e vazhdueshme që janë duke e dhënë për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe për agjencitë e saj”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ndërsa, shefi i ri në UNDP-së, Nuno Queiros, falënderoi ministrin Sveçla për gatishmërinë e tij për ta zgjeruar bashkëpunimin edhe më tutje.

Ai theksoi se UNDP do të vazhdojë ta mbështesë MPB-në për realizimin e objektivave të saja.

Aktualisht, UNDP dhe SEESAC janë duke e mbështetur fushatën që është duke e zhvilluar Ministria e Punëve të Brendshme për parandalimin e të shtënave festive: ”Festo me Zemër, jo me armë”.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika